Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve organizon dëgjimeve publike rreth zgjerimit dhe shenjëzimit të shtigjeve të Gërmisë

- 31 May 2023

Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po organizon një seri të dëgjimeve publike rreth zgjerimit dhe shenjëzimit të shtigjeve të Gërmisë.

Ky është një projekt i rëndësishëm për qytetarët tonë, sepse do t’u mundësoj qytetarëve nga zonat periferike të qasen më lehtë në park në këmbë dhe me biçikletë.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe organizatat rekreative që të na bashkohen në dëgjime publike, për të diskutuar detajet e projektit dhe të dëgjojmë mendimet dhe sugjerimet tuaja.

Hajvali, 5 qershor, Shkolla ‘‘Shkëndija’’, ora 14:00
Vranjevc, 12 qershor, Shkolla ‘‘Asim Vokshi’’, ora 14:00
Mramor, 13 qershor, Shkolla ‘‘Avni Rrustemi’’, ora 17:00
Mat, 14 qershor, Shkolla ‘‘Mitrush Kuteli’’, ora 17:00