Dëgjim publik për transformimin e rrugës “Rexhep Luci”

- 14 Jun 2023

Kryeqyteti po organizon një seri të dëgjimeve publike për të gjitha projektet të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Të premten, me datë 16 qershor, në ora 17:00, në sallën e Kuvendit Komunal, do të bëhet prezantimi i projektit më të ri në kryeqytet për transformimin e rrugës “Rexhep Luci”.

Edhe një hapësirë e re rekreative që do ta ndryshojë rrënjësisht pamjen e kësaj lagjeje.

Prandaj ftojmë banorët e lagjes, të na bashkohen për të diskutuar detajet e projektit dhe të kenë mundësinë të kontribuojnë me sugjerimet dhe mendimet e tyre lidhur me projektin.