Njoftim - "Dita botërore për shëndetin oral”

- 21 Mar 2015

Sot, e shtunë 21 mars, në ora 12:00, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, do të marrin pjesë në aktivitetet edukative dhe promovuese që do të organizohen me rastin e “Ditës botërore për shëndetin oral”, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Këto aktivitete janë organizuar nga shërbimi stomatologjik, pranë QKMF – së dhe përkrahur nga Komuna e Prishtinës.

***

Me rastin e “Ditës botërore për shëndetin oral” janë realizuar edhe vizita edukative – promovuese për shëndetin oral në institucionet shkollore publike dhe organizata joqeveritare. Bashkëngjitur i gjeni edhe fotot nga këto vizita.