- 16 Jun 2023
Të dashur qytetarë,
Ju ftojmë të merrni pjesë në konsultimin publik lidhur me draft rregulloren për përcaktimin e procedurave dhe formave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për periudhën më pak se një (1) vit.
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 16.06.2023 deri me datë 15.07.2023, ndërsa Konsultimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës:
1. Takimi do të mbahet me qytetarë, me biznese, Shoqëri Civile dhe anëtarë të Kuvendit: 21 Qershor 2023, ora 15:00, në Sallën e Kuvendit Komunal dhe në kanalin e komunës në Youtube.
Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni nga data 16.06.2023 deri me datë 15.07.2023, në ora 16:00, tek email-i: osman.bllaca@rks-gov.net