- 06 Jul 2023
Kryeqyteti Prishtina njofton qytetarët se sportelet e Gjendjes Civile do të punojnë me këtë orar deri më datë 1 shtator, me mundësi zgjatje:
E hënë - E premte: 08:00 - 17:00
E shtunë: 09:00 - 12:00
Qytetarët që kanë nevojë të pajisen me dokumente personale si Certifikatë të lindjes, Ekstrakt të lindjes, Certifikatë shtetësie, Certifikatë martese, Certifikatën e bashkësisë familjare kanë mundësi ti marrin ato gjatë këtyre orareve.
Gjithashtu, për mërgimtarët, ne po mundohemi të ofrojmë shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.