Njoftim – Dita e Pranverës

- 21 Mar 2015

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Ndërmarrjen “Hortikultura”, sot me rastin e 21 Marsit, “Ditës së Pranverës” organizojnë aktivitet me të rinj për pastrimin dhe mbjelljen e luleve në parkun e lagjes “Dardania”.

Aktiviteti fillon në ora 11:00, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Xhelal Sveçla.