Konsultim Publik për Planin e Integritetit në Kryeqytetin Prishtinë 2023-2026

- 11 Aug 2023

Të dashur qytetarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konsultimin publik për Planin e Integritetit në Kryeqytetin Prishtinë 2023-2026.

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 10.08.2023 deri me datën 09.09.2023, ndërsa Konsultimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës, sipas datës:

1. Me qytetarë, Shoqëri Civile dhe anëtarë të Kuvendit: 07 Shtator 2023, ora 10:00 -12:00 në Sallën e Kuvendit Komunal si dhe me live-stream në youtube.

 

 Njoftim Publik

 

 Plani për Integritet në Kryeqytetin Prishtinë 2023-2026


Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datë 09.09.2023, në ora 23:59, tek email-i: osman.bllaca@rks-gov.net