- 11 Aug 2023
Të dashur qytetarë,
Ju ftojmë të merrni pjesë në konsultimin publik për Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në komunën e Prishtinës.
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 10.08.2023 deri me datën 09.09.2023, ndërsa Konsultimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës, sipas datave:
1. Me qytetarë, biznese , shoqëri civile, anëtar të kuvendit dhe akterë tjerë: 17 Gusht 2023, ora 10:00 -14:00 në Sallën e Kuvendit Komunal si dhe me live-stream në youtube.
Draft Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave në komunën e Prishtinës
Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datë 09.09.2023, në ora 23:59, tek email-i: osman.bllaca@rks-gov.net