Konsultim Publik për Planin Lokal të Veprimit për Cilësinë e Ajrit për Prishtinën 2023-2028

- 07 Sep 2023

Të dashur qytetarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konsultimin publik për Planin Lokal të Veprimit për Cilësinë e Ajrit për Prishtinën 2023-2028.

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 07.09.2023 deri me datën 06.10.2023, ndërsa Konsultimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës, sipas datës:

1. Me qytetarë, Shoqëri Civile dhe anëtarë të Kuvendit: 27 Shtator 2023, ora 10:00 -12:00 në Sallën e Kuvendit Komunal me live-stream.

 

 Njoftim Publik

 

 Plani Lokal i Veprimit për Cilësinë e Ajrit për Prishtinën 2023-2028

 

Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datë 06.10.2023, në ora 23:59, tek email-i: osman.bllaca@rks-gov.net