- 26 Sep 2023
Të dashur qytetarë,
Komuna e Prishtinës me mbështetjen e Bashkimit Evropian si dhe Qeverisë Gjermane ka filluar hartimin e Planit të Veprimit për Energji të Qëndrueshme dhe Klimë.
Ky Plan Veprimi do të ndihmojë qeverisjen lokale të zbatojë një numër masash në sektorë të ndryshëm: ndërtesa, transport, shërbime, bujqësi dhe pylltari deri në vitin 2030 e tutje, në mënyrë që të zvogëlojmë ndikimin dhe të rrisim përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.
Ju lutemi, ndani 10 minuta nga koha juaj për të plotësuar pyetësorin në linkun në vijim:
https://forms.gle/dv5sYK1degq6EjfU6
Na ndihmoni që bashkarisht t'i vendosim prioritetet.