Pyetësor - Masat e planifikuara për zbutjen apo/edhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike

- 26 Sep 2023

Të dashur qytetarë,

Komuna e Prishtinës me mbështetjen e Bashkimit Evropian si dhe Qeverisë Gjermane ka filluar hartimin e Planit të Veprimit për Energji të Qëndrueshme dhe Klimë.

Ky Plan Veprimi do të ndihmojë qeverisjen lokale të zbatojë një numër masash në sektorë të ndryshëm: ndërtesa, transport, shërbime, bujqësi dhe pylltari deri në vitin 2030 e tutje, në mënyrë që të zvogëlojmë ndikimin dhe të rrisim përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Ju lutemi, ndani 10 minuta nga koha juaj për të plotësuar pyetësorin në linkun në vijim:

https://forms.gle/dv5sYK1degq6EjfU6

 

Na ndihmoni që bashkarisht t'i vendosim prioritetet.