- 24 Mar 2015
Me rastin e “Ditës botërore të Turbekulozit”, me moton "STOP TBC" Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), njësia pulmologjike e përkrahur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) e Komunës së Prishtinës, ka prezantuar raportin vjetor të ecurisë së sëmundjes të TBC-së në rajonin e Prishtinës.
Njëkohësisht, komiteti për promovim të shëndetit i QKMF në bashkëpunim me qendrën studentore ka zhvilluar aktivitete vetëdijësuese kundër sëmundjes së TBC e cila vazhdon të konsiderohet si sëmundje aktuale në vendin tonë.
Me këtë rast u konstatua se sëmundja e turbekulozit vazhdon të mbetet problem në vendin tonë, si dhe nevojitet një angazhim më i madh i të gjitha institucioneve në këtë drejtim.
Drejtori i DSHMS-se Arben Vitia, falënderoi stafin e njësisë pulmologjike për punën e bërë si dhe premtoi se gjatë këtij viti do të ndërmerren hapa konkret në përmirësimin e kushteve të punës dhe nevojave të tjera nga kjo njësi.
24 Marsi është Dita Botërore e Tuberkulozit, ditë e cila është caktuar për të ngritur vetëdijesimin publik rreth epidemisë globale të tuberkulozit dhe orvatjet e përbashkëta për të eliminuar këtë sëmundje.