- 30 Oct 2023
Kryeqyteti ka lansuar fushatën vetëdijësuese “Bashkë kundër trafikimit të qenieve njerëzore” me qëllim të nxitjes e angazhimit të qytetarëve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Me këtë rast, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se Drejtoria e Mirëqenies Sociale, ka ndarë 6 mijë euro për fëmijët lëmoshëkërkues, të cilët janë më të predispozuarit të cilët mund të bien pre e trafikimit.
“Është një dukuri që kërcënon fëmijët dhe të ardhmen tanë. Ka fëmijë që në vend të shkojnë në shkolla e t’i ndjekin ëndrrat e tyre, përfundojnë duke shitur ose duke kërkuar lëmoshë. Kryeqyteti ka marrë masa strikte dhe ka ndarë buxhetin në luftën kundër trafikantëve.
“Ofrimi i shërbimeve sociale e arsimore. Kemi krijuar qëndron ditore për këta fëmijë që mund të gjejnë strehim dhe edukim. Mbështetje poashtu financiare. Sivjet Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka ndarë 6 mijë euro për këta fëmijë. Kemi ofruar hapësira falas për organizata që ofrojnë programe për këta fëmijë. Duam që këta fëmijë të kthehen në familje e në banka shkollore e jo të sillen vërdallë nëpër rrugë. Lufta jonë Kundër Trafikimit me Njerëz nuk përfundon këtu, jemi të vendosur me pasion kundër këtij krimi dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të bashkohen me neve” – ka deklaruar Kryetari Rama.
Agron Mehmeti nga sektori i Policisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, tha se po ashtu edhe policia është duke punuar vazhdimisht në parandalimin e rasteve të tilla si dhe në luftimin e tyre.