Nga 1 janari nis aplikimi i platformës digjitale E-LEJA

- 31 Oct 2023

Kryeqyteti planifikon që nga 1 janari 2024, të lansojë platformën digjitale E-lejet e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.

Sipas Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, kjo platformë do të ketë shumë ndikime pozitive tek qytetarët e në komunë.

“Do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë sepse tani qytetarët mund të aplikojnë për leje ndërtimi nga shtëpia pa pasur nevojë që të jenë prezent fizikisht në sportelet e Kryeqytetit” – është shprehur kryetari Rama.

E-leja do të largojë në tërësi përdorimin e letrave dhe do të kontribuojë direkt për një ambient më të pastër për gjithë vendin.

 

E – LEJA


- Efikasitet

- Efiçencë

- Transparencë

- Qëndrueshmëri

- Miqësor ndaj natyrës