- 03 Nov 2023
Kryeqyteti me ndihmën e Kuvendit të Prishtinës do të krijojë “Librarinë e re të Fëmijëve” në Pallatin e Rinisë dhe po ashtu do të organizojë “Orët e Leximit për Shkollat e Prishtinës”.
Qëllimi i këtij projekti është sigurimi i literaturës për fëmijë duke krijuar biblioteka qarkulluese dhe trajnimin e mësimdhënësve të gjuhës shqipe (klasat VI-IX) në fushën e lexim-kuptimit, për mësimdhënësit e shkollave fillore të Prishtinës.
Këshilltarët Komunal të Kryeqytetit votuan pro subvencionimit prej 80.000 eurove për realizimin e këtyre dy projekteve, të cilat do të mundësojnë që bibliotekat të pasurohen vazhdimisht me tituj librash të rinj e të përshtatshëm për fëmijët.