- 12 Nov 2023
Është hapur këshillmorja e parë për sëmundjet HIV, Hepatit B,C dhe Sifilis në Ambulantën Mjekësore e cila ndodhet në Lagjen e Studentëve.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bëri të ditur se po në këtë Ambulantë mund të kryhen edhe analiza të shpejta për HIV, Hepatit B,C dhe Sifilis, në besim të plotë dhe rezultatet mund të merren Brenda 20-30 minutave.
Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku, tha se të gjitha shërbimet, si këshillimi ashtu edhe analizat ofrohen pa pagesë.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me CDF në zbatimin e Programit për Tuberkuloz dhe HIV/AIDS, të financuar nga Fondi Global, me qëllim të zgjerimit të programeve parandaluese për HIV/AIDS dhe sëmundje seksualisht të transemtueshme.