Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka marr pjesë në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë e cila po mbahet edhe në Kosovë, e organizuar nga Qendra Inovative Kosova – ICK

- 13 Nov 2023

Kryetari Rama e cilësoi këtë ngjarje shumë të rëndësishme për Prishtinën dhe Kosovën.

“Këtë javë ne festojmë inovacionin, ndërmarrësinë, zhvillimin e sektorit të TIK-ut, duke e njohur rolin kyç që ato luajnë në nxitjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e një mjedisi të shëndetshëm për biznes” – ka deklaruar kryetari Rama.

Kryetari Rama tha se Prishtina ka potencial të madh në zhvillimin e kësaj fushe, meqë ka rini shumë të talentuar.

“Ne jemi duke punuar vazhdimisht në krijimin e një infrastrukture të duhur për zhvillimin e kësaj fushe, meqë kemi rininë tonë shumë të talentuar. Pikërisht për këtë po ndërtojmë shkolla të reja, po përmisojmë infrastrukturën aktuale e po mbajmë gara të ndryshme në robotikë. Tani kemi edhe qendrën inovative në Prishtinë” –shtoi ai.

Kryetari Rama po ashtu falënderoi për angazhimin në zhvillimin e kësaj fushe e krijimin e startup bizneseve, Qendrën Inovative Kosova, Ambasadën e Suedisë në Kosovë, Zyrën e BERZh dhe Odën Ekonomike Amerikane.