- 16 Nov 2023
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vlerësoi me “Mirënjohjen e Kryeqytetit” aktorin e ndjerë Bekim Fehmiu, për veprën dhe trashëgiminë që la ikona e artit dhe kinematografisë, të cilën ia dorëzoi bashkëshortes së tij, Znj. Branka Petroviç.
Kryetari Rama vlerësoi kontributin e madh të aktorit Bekim Fehmiu, që ka dhënë për artin dhe kinematografinë botërore.
“Shumë i lumutur që sot në kujdesin e veçantë të Kryeqytetit, u shfaq premiera e dokumentarit "Bekim Fehmiu", dokumentar i cili tregon detajet për botën e pasur të aktorit të madh shqiptar i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike ndërkombëtare dhe ka frymëzuar brezat me talentin dhe përkushtimin e tij” – deklaroi Kryetari Rama.
Po ashtu, për të nderuar veprën e aktorit të madh shqiptar, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Kryeqytetit u shfaq premiera e dokumentarit “Bekim Fehmiu” në kinemanë “ABC” në Prishtinë.