- 17 Nov 2023
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti në takim zyrtar, Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Z. Petrit Malaj.
Kryetari Rama i uroi mirëseardhje Ambasadorit Malaj, duke i shprehur vullnetin për shtimin e bashkëpunimit mes vendeve.
“Jam i bindur që do të kemi marrëdhënie të shkëlqyer mes nesh, dhe do të punojmë së bashku për rritjen e bashkëpunimit midis vendeve tona” – deklaroi Rama.
Ndërsa Ambasadori Malaj deklaroi se është i lumtur për vizitën në Kryeqytet, dhe u shpreh i gatshëm të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.