Kryeqyteti përkrahë 23 viktima të dhunës në familje me 65.000 euro për strehim,ushqim dhe ndihmë në përkujdesjen e fëmijëve

- 24 Nov 2023

23 viktima të dhunës në familje janë ndihmuar financiarisht me 65.000 euro për strehim, ushqim dhe përkrahje në përkujdesje të fëmijëve.

Kjo është arritur falë vendimit për përkrahje financiare për viktimat e dhunës në familje, i miratuar nga Kuvendi Komunal i Kryeqytetit me 24.11.2022, i propozuar nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale.

Kryeqyteti vazhdon të mbetet i përkushtuar për t’ju dalë në ndihmë viktimave të dhunës, duke u angazhuar edhe më tutje në parandalimin e dhunës në çfarëdo forme.