- 25 Nov 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës në muajin Prill 2024, do të bëjë Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave të vendit në Republikën e Kosovës, dhe është shumë e rëndësishme që ju të merrni pjesë në regjistrim.
Regjistrimi i Popullsisë është tejet i rëndësishëm për Kryeqytetin pasi nëse Kryeqyteti si institucion e po ashtu Qeveria e Republikës së Kosovës kanë një regjistër të saktë të popullsisë, mund të ndajnë burimet dhe shërbimet në mënyrë të drejtë dhe efikase sipas nevojave të popullsisë. Kjo përfshinë ndarjen e fondeve, infrastrukturës, shërbimeve shëndetësore, arsimit, dhe shërbimeve të tjera publike.