Njoftim

- 22 Dec 2023

Sipas Rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike 01-110/04-277218/22, konkretisht Neni 7, pika 1 obligon Subjektet afariste-klubet e natës, të cilat kanë të drejtë të punojnë pas orës 24:00, të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës për vitin 2023.

Andaj ftohen të gjitha subjektet afariste-klubet e natës që të aplikojnë për t`ju nënshtruar procedurave të parapara sipas Rregullores së lartpërmendur.

Kërkesës duhet ti bashkëngjiten:

Certifikata e Biznesit me informata dhe
Kopja e dokumentit identifikues.

Afati i aplikimit nga 22 dhjetor 2023 deri më 15 janar 2024. Kërkesa duhet të paraqitet në sportelet e Qendrës për Shërbim me Qytetarë, objekti i vjetër i komunës.