- 22 Dec 2023
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ia ka dorëzuar “Çelësin e Qytetit”, presidentit të Bullgarisë, z. Rumen Radev.
Radev u shpreh i nderuar me këtë çmim, duke thënë se bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojnë në shumë fusha.
Z. Radev tha se Kosova e Bullgaria përveç që janë të lidhur gjeografikisht, historikisht e kulturalisht, ato ndajnë edhe sfidat e njëjta.
“Zotëri kryetar, e pranoj këtë çelës për mua dhe qytetarët bullgarë, dhe besoj që ky çelës nënkupton që nuk jemi të lidhur vetëm gjeografikisht, historikisht e kulturalisht mirëpo edhe nga sfidat për të cilat gjatë së ardhmes mund të punojmë e ti zgjedhim ato”. “Unë iu ftoj që ju të na vizitoni në kryeqytetin tonë, Sofianë dhe të diskutojmë për të gjitha mundësitë e një bashkëpunimi më të mirë për qytetarët tanë”, tha z.Radev.
Përderisa kryetari Rama tha se dhurimi i “Çelësit të qytetit” i është ndarë presidentit Rumen Radev, si shenjë miqësie.
“Zotëri president është shumë kënaqësi dhe nder të ju jemi juve këtu sot, faleminderit për kohen e ndarë qe te vizitoni sot komunën e Prishtinës. Një shenjë të miqësisë dhe prezencës suaj sot këtu ne do të donin tua dhurojmë juve “Çelësin e qytetit”, i cili i hap të gjitha dyert e qytetit dhe jo vetëm, madje edhe zemrën e njerëzve të Prishtinës e Kosovës”, përfundoi z. Rama.