- 11 Jan 2024
Me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, përkatësisht sigurimin e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Udhëheqësit e Institucioneve, znj. Krenare Sogojeva-Dermaku, Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Z. Basri Shabani, Drejtor i Drejtorisë Rajonale në Prishtinw- Policia e Kosovës (PK) dhe z. Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca i Kryeqytetit të Kosovës-Prishtinë, janë takuar për diskuar lidhur me vendosjen e kamerave në Kryeqytetet- Prishtinë.
Kërkesa për blerjen dhe vendosjen e kamerave brenda hapësirave publike në Kryeqytet, qe ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike, parandalimin dhe zbulimin e veprave penale, identifikimin, gjetjen dhe kapjen e kryerësve te veprave penale, si dhe arritjen e objektivave tjera të ligjshme policore, është bërë nga Policia e Kosovës, drejtuar Kryeqytetit- Prishtinë.
Projekti me specifikat teknike është përgatitur nga Grupi Punues në përbërje të anëtarëve nga Policia e Kosovës dhe Kryeqytetit.
Monitorimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë do ta bëjë Policia e Kosovës dhe po ashtu infrastruktura teknike e pajisjeve, ruajtja dhe mbikëqyrja do të sigurohen nga Policia e Kosovës.
Sistemi i regjistrimit të të dhënave, që do të bëhet nga këto kamera do të krijojë mundësinë e vlerësimeve statistikore, pa përfshirë përpunimin e karakteristikave biometrike dhe menaxhimi i tyre do të bëhet vetëm nga Policia e Kosovës mbi bazën e autorizimeve ligjore të saj.
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës Agjencia për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dermaku, Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Z. Basri Shabani, Drejtor i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) dhe z. Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca i Kryeqytetit të Kosovës-Prishtinë, Prishtina janë zotuar se do të sigurojnë që zbatimi i projekti do të realizohet në harmoni të plotë me legjislacionin përkatës në fuqi.
Agjencia për Informim dhe Privatësi, siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se bazuar në mandatin ligjor do të bëjë monitorimin e zbatimit të këtij projekti për të siguruar zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duke përshirë edhe inspektimin e realizimit të projektit.