Njoftim për zgjedhjen e laureatëve të vitit 2023

- 12 Jan 2024

Në mbështetje të Rregullores për Ndarjen e Subvencioneve nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Sport me dt.12.01.2024, shpallë këtë:

 

N J O F T I M

 

Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Sport, edhe këtë vit do të bëjë zgjedhjen e Laureatëve 2023, andaj ju keni mundësinë të dërgoni propozimet për:

• Sportistin/en;
• Klubin;
• Trajnerin/en;
• Gjyqtarin/en;
• Shpresat e Sportit të Komunës së Prishtinës.


Gjithashtu do të ndahen edhe çmimet:

• Çmimi – Post Mortum;
• Çmimi special – Për kontribut jetësor;
• Veterani i Vitit;
• Punëtori Sportiv i Vitit;

• Çmimi për Përfaqësim të Prishtinës.


Aplikimet për zgjedhjen e sportistëve më të mirë mund të bëhen individualisht, si dhe përmes klubeve dhe federatave sportive, në sportelin nr. 6 (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës), nga data 12 - 26 janar 2024.

Me rastin e aplikimit duhet të dëshmohen të arriturat e individit/klubit gjatë vitit 2023.

Gjatë propozimit për Laureatët duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportistë/e dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2023.

Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga Komisioni i përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës.