Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti në takim Eurodeputeten Viola Von Cramon

- 12 Jan 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, priti në takim Eurodeputeten Viola Von Cramon në Odën e Kryeqytetit.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për një sërë çështjesh të rëndësishme të pushtetit lokal, të zhvillimit të projekteve nga fondet e BE-së, për vizionin e Kryetarit Rama për kryeqytetin si dhe bashkëpunimin e Prishtinës me qytetet e vendeve tjera të botes demokratike.

Në diskutimet u fokusua në çështje si: Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit si dhe rritja e mundësive ekonomike dhe përmirësimi i infrastrukturës.

Eurodeputetja Von Cramon shprehu mbështetjen e saj të plotë për iniciativat dhe projektet e Qeverisë Rama për transformimin e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve.