Ftesë publike për aplikim për anëtar të komisionit vlerësues nga shoqëria civile - Drejtoria për Sport

- 19 Jan 2024

Në mbështetje të Rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës, si dhe duke u bazuar në thirrjen publike për zgjedhjen e Laureatëve të vitit 2023, të publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës më datë 12.01.2024, Drejtoria për Sport bën ftesë publike për aplikim për anëtar të komisionit vlerësues nga shoqëria civile.

Të drejtë aplikimi kanë ekspertë/e të sportit, gazetarë/e sportivë dhe ish-sportistë/e elitarë, të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal.

Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale mbi 3 vite. Përfaqësuesi/ja që përzgjidhet do të jetë anëtar/e i/e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e aplikantëve.

Afati për aplikim është nga data 19.01.2024 deri më datën 29.01.2024

Ju lutem CV-në tuaj ta dërgoni brenda kësaj periudhe të aplikimit në e-mailin zyrtarë të Drejtorisë për Sport: sportrini.pr@rks-gov.net