- 19 Jan 2024
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ka pritur në Odën e Kryeqytetit, Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, z.Bohumil Mazanek. Me këtë rast i dhuroi Ambasadorit simbolin e Prishtinës “Hyjneshën në Fron”, për t’i treguar për kryeqytetin dhe trashëgiminë e pasur kulturore të vendit.
Me z. Mazanek gjatë takimit Kryetari i Kryeqytetit, ka diskutuar për shumë cështje, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Biseduam për rritjen e bashkëpunimit mes nesh në fusha të ndryshme të cilat do të ju ndihmojnë qytetarëve tanë në zhvillim urban, arsim, kulturë dhe inovacion. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për vendin tonë” – ka deklaruar Kryetari Rama.
Ambasadori i Çekisë shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur dhe ndihmuar duke e theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive dhe përvojave.