Kryetari Rama takon Nënkryetaren e Parisit, Anouch Toranian

- 30 Jan 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, sot gjatë Samitit të Kryetarëve të Bashkive të Rrjetit të Qyteteve Ballkanike "B40", ka takuar nënkryetaren e Parisit, znj.Anouch Toranian.

Me zonjën Toranian, Kryetari Rama diskutoi për shumë çështje, si rritja e transparencës dhe komunikimit me qytetarët dhe inkuadrimin/ përfshirjen e tyre në proceset e vendimmarrjes duke u fokusuar në çështje të sigurisë, konkretisht në krijimin e policisë së kryeqytetit.

"Ne po punojmë intensivisht që të krijojmë edhe policinë e Kryeqytetit, institucion shumë i nevojshëm për ne".

Ndërsa, nënkryetarja e Parisit, znj.Anouch Toranian, ofroi mbështjetjen e saj për themelimin e forcave të rendit në Prishtinë.

"Për çkado ju keni nevojë, ne, Parisi, jemi të gatshëm të ju ndihmojmë. Nëpërmjet shkëmbimit të përvojave mes dy kryeqendrave tona, ne mund të ofrojmë ekspertizën e nevojshme në këtë aspekt" - ka deklaruar gjatë takimit znj.Toranian.

Kryetari Rama i dha dhuratë "Abetaren e Kryeqytetit" znj. Toranian, për ta njoftuar më thellësisht me karakteristikat e Prishtinës.