- 30 Jan 2024
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mori pjesë në Samitin e Kryetarëve të Bashkive/Komunave të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40network, i cili po mbahet në Tiranë.
Kryetari Rama e cilësoi mundësi të mirë këtë rrjet për shtrirjen e bashkëpunimit mes kryeqyteteve të rajonit e më gjerë.
“Një platformë e mrekullueshme për të krijuar miqësi e partneritete të reja që do të çojnë qytetet tona drejt zhvillimit” - deklaroi kryetari Rama.
Prishtina këtë vit do të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të këtij rrjeti, duke i qëndruar pranë Tiranës e cila do të udhëheqë zellshëm në mandatin presidencial të B40.