- 27 Mar 2015
Nesër, e shtunë 28 mars, me fillim në ora 12:00, pjesëtarët e këshillit të lagjeve “Sofali” dhe “Taukbahqe” kanë vendosur që të organizojnë aksion për dhurimin e gjakut.
Ky aksion i cili mbështetet nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës, do të organizohet në parkun “Taukbahqe” afër lokalit “Parku i Princave”.
***
Ky aktivitet shënohet për shkak se me datë 28 mars të vitit 1999 në këto lagje shumë viktima humbën jetë si pasojë e gjenocidit serb mbi popullatën e pafajshme civile. Njëkohësisht, me datë 28 mars të vitit 1944 janë pushkatuar 74 veprimtarë të çështjen kombëtare. Andaj, këshilli i kësaj lagjeje ka vendosur që këto data t’i shënojë me një aksion simbolik të dhurimit të gjakut.