- 02 Feb 2024
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka marr vendim që linja 15 e autobusëve të Trafikut Urban, të zgjatet deri në fshatin Hajkobillë.
Aktualisht kjo linjë ka funksionuar nga Prishtina deri në Prapashticë, e tani me vendim zgjatet deri në fshatin Hajkobillë për 8 kilometra më shumë.
“Me vendimin që kam marr, kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban ju mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale” – ka deklaruar kryetari Rama.
Linja e zgjatur ka filluar të funksionojë që nga 01 shkurt 2024.