Publikohet Kalendari Kulturor për Muajin Shkurt- Një Mozaik Aktivitetesh për Çdo Shije

- 02 Feb 2024

Kryeqyteti Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë publikimin e Kalendarit Kulturor për muajin shkurt, një agjendë e pasur me aktivitete që përfshijnë një gamë të gjerë ngjarjesh artistike dhe kulturore për të gjithë dashamirët e artit dhe kulturës.

Ky muaj sjell një sërë shfaqjesh teatrale nga trupa e Teatrit “Dodona”, duke ofruar shfaqje nga më të mirat të cilat sjellin argëtim dhe emocione të veçanta.

Ekspozitat e artit do të jenë pikëqendrat e dialogut kulturor, ku artistët do të ekspozojnë veprat e tyre më të reja dhe do të ndajnë perspektiva unike përmes pikturave, skulpturave dhe instalacioneve.

Për dashamirët e muzikës, kalendarin e këtij muaji do të ketë koncerte që variojnë nga muzika klasike deri tek zhanret moderne, duke krijuar kujtime të paharrueshme.

Kryeqyteti Prishtina fton të gjithë banorët dhe vizitorët të marrin pjesë dhe të përjetojnë pasurinë e kulturës që ofron Prishtina.