Kryetari Rama bashkë me drejtorë takojnë banorët e lagjes "Mati 1"

- 07 Feb 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj, drejtorin e Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Krenar Xhaferi, drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku, drejtoreshën e Drejtorisë për Hapësira Publike dhe Parqe, Donika Çetta, drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica dhe drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Vigan Kastrati takuan banorët e lagjes "Mati 1" për të kuptuar më shumë për nevojat e qytetarëve të kësaj zone të kryeqytetit dhe ndërhyrjet e shpejta që do t'i bëjë Kryeqyteti për të realizuar kërkesat e tyre.

 

Banorët kërkuan ndërtimin e një Institucioni Parashkollor, Shkolle dhe përmirësimin e insfrastrukturës rrugore. Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, njoftoi banorët se sapo të kalojë në kuvend, Plani Zhvillimor Komunal dhe Harta Zonale e Prishtinës, dy institucionet shumë të nevojshme arsimore fillojnë e ndërtohen. Ndërsa, do të vazhdojë sivjet ndërtimi i rrugës "Malush Kosova", e cila do të lirojë dukshëm komunikacionin në këtë lagje dhe tjerat përrreth. Po ashtu do të shtohet edhe gjelbërimi dhe përfundojë së realizuari gjithë projekti i krijimit të "Parkut Linear" në këtë zonë. Banorët falënderuan ekzekutivin e Prishtinës për prezencën e tyre në takim dhe kërkuan që takime të tilla të jenë më të shpeshta. Ekzekutivi u zotuan se qytetarët mund t'i takojnë edhe në komunë.