- 14 Feb 2024
I/E nderuar,
Në mbështetje të nenit 20 të Ligjit mbi Planifikimin Hapësinor nr. Ligji Nr. 04/L-174 dhe Udhëzimit Administrativ nr.05/2014 për zbatimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor për përgjegjësitë e autoriteteve të planifikimit hapësinor si dhe parimet dhe procedurat për pjesëmarrjen e publikut në planifikim hapësinor, Komuna e Prishtinës, shpall këtë njoftim:
Njoftohet i gjithë publiku se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datën 26.12.2023, votoj pro propozim - vendimit për lënien në dispozicion për diskutim publik të Projekt dokumentit për Revidimin e Planit Rregullues të Hollësishëm "KALABRIA" 2023-2031 në Prishtinë
Organizmin e shqyrtimit publik të këtij projektdokumenti e bën Drejtoria e Planifikimit Strategjik të Komunës së Prishtinës, me ç’rast do të evidentohen përmbledhjet e propozimeve, vërejtjeve dhe sugjerime me shkrim në raportin gjatë shqyrtimit publik, në mënyrë që të njëjtat të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të planit nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës.
Shqyrtimi publik do të mbahet në Ndërtesën e Re të Komunës së Prishtinës, Kati 2, Drejtoria e Planifikimit Strategjik nga data. 22.02.2024 – 07.03.2024 nga ora 09:00 – 15:00
Në hollin e Drejtorisë së Planifikimit Strategjik do të jetë i ekspozuar materiali (pjesa grafike) sipas Vendimit nr. 01-020/04-236505/23 dt. 26.12.2023