- 28 Mar 2015
Sot pjesëtarët e këshillit të lagjeve “Sofali” dhe “Taukbahqe” organizuan aksion për dhurim të gjakut
Ndonëse kushtet atmosferike nuk ishin të mira, megjithatë nuk ishte i vogël interesimi i banorëve të këtyre lagjeve për tiu bashkuar këtij aksioni.
Ky aksion u mbështetet nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës, ndërsa u organizua që në mënyrë simbolike të kujtohen viktimat e këtyre lagjeve që humbën jetën me 28 mars të vitit 1999 si pasojë e gjenocidit serb mbi popullatën e pambrjojtur, si dhe të 74 veprimtarëve të cështjes kombëtare që u pushkatuan me 28 mars të vitit 1944.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, tha se dhurimi i gjakut pos që e shpëton jetën e dikujt, e mbron edhe shëndetin e dhuruesit. Ndërsa, Enver Radenica, anëtar i këshillit organizativ të kësaj nisme tha se synojnë që një aksion të tillë ta organizojnë cdo vit, në të njëjtën datë, në shenjë kujtimi për të gjithë ata që dhanë cdo gjë për lirinë e vendit.