- 15 Feb 2024
Nënkryetari i Kryeqytetit, Alban Zogaj, po qëndron për vizitë nē Bratisllavë të Sllovakisë, ku po merr pjesë në Konferencën e UNDP, në sesionin me temë "Financimi i Tranzicionit Urban drejt Qyteteve të Gjelbërta dhe Më Gjithëpërfshirëse".
Në këtë forum ndërkombëtar, z. Zogaj, si folës kryesor prezantoi vizionin dhe angazhimet e Komunës së Prishtinës për zhvillimin e një qyteti më të qëndrueshëm dhe të përfshirë për të gjithë qytetarët.
Pjesëmarrja e tij si një ndër folësit kryesorë tregon vlerën dhe rolin e Prishtinës në debatin ndërkombëtar për të ardhmen e qyteteve.
Ndërkaq, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe lokale, Komuna e Prishtinës vazhdon të punojë për të krijuar një mjedis të qytetit më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.