Agjenda e Aktiviteteve për 16 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

- 16 Feb 2024

Komuna e Prishtinës njofton agjendën e aktiviteteve që do të mbahen më 17 shkurt 2024, për të shënuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Këto aktivitete janë përgatitur me shumë kujdes për të festuar këtë ditë historike dhe për të bashkuar komunitetin në një shpirt festiv.

Ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këto ngjarje dhe të ndajnë krenarinë dhe gëzimin e kësaj dite të rëndësishme.

 

Agjenda e Kryeqytetit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës 17 Shkurt 2024

12:00 – 14:00 Shfaqja për Fëmijë “Libri shumëngjyrësh”

Vendi: Teatri Dodona

14:00-15:00 Programi me këngë e valle, performojnë:

“Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës”, “Qendra Kulturore Fëmijëve të Prishtinës”, Ansambli “Bajram Curri” Ansambli “Minatori i ri”.

Vendi: Bulevardi “Xhorxh Bush”

16:00- 18:00 Përformancë muzikore me DJ

Vendi: Bulevardi “Xhorxh Bush”

18:00-19:00 Koncerti i Pavarësisë

Performojnë -“Asgjë Sikur Dielli”; Dren Abazi & ZigZag Orchestra

Vendi: Bulevardi “Xhorxh Bush”.

 

  A G J E N D A