- 22 Feb 2024
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti në takim zyrtar në Odën e Kryeqytetit, Ambasadorin Jo – Rezident të Katarit në Kosovë, Z. Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari.
Në takim u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit mes Kryeqytetit e Katarit, në fushat e investimeve, edukimit, kulturës dhe zhvillimit urban.
Veçanërisht, u vunë në pah potencialet për projekte të përbashkëta infrastrukturore që mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të kryeqytetit.
Ambasadori Al Dosari theksoi angazhimin e Katarit për të ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit.
Kryetari i Kryeqytetit falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Katarit. Ai shprehu optimizëm për potencialin e bashkëpunimit të ardhshëm, duke e cilësuar atë si një mundësi të shkëlqyer për të përfituar nga përvojat dhe investimet e Shtetit të Katarit në përparimin e qëllimeve të përbashkëta zhvillimore.