Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama realizon vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë ku u takua me Kryetarin Vassil Terziev

- 23 Feb 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama qëndroi për vizitë një ditore në Sofje të Bullgarisë ku takoi kryetarin e Sofjes, Vassil Terziev.

Me z. Terziev u diskutua për mundësitë bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme të teknologjisë dhe kulturës.

“U dakorduam të forcojmë lidhjet ndërmjet qyteteve tona përmes shkëmbimit të ideve, duke kaluar përtej dallimeve politike partiake. Diskutuam gjithashtu për rolin e qyteteve si qendra të ardhshme të inovacionit, rritjes, zhvillimit, gjithëpërfshirjes dhe të demokracisë” – deklaroi kryetari Rama.

Z. Rama dhe Z. Terziev diskutuan gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe nxitjes së turizmit ndërmjet Sofjes dhe Kryeqytetit. Ata ranë dakord për të organizuar aktivitete dhe ngjarje të përbashkëta që do të promovojnë diversitetin kulturor dhe trashëgiminë historike të të dy qyteteve.