Njoftim

- 29 Mar 2015

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “DigitAlb” kanë organizuar transmetimin e ndeshjes Shqipëri – Armeni në sheshin “Zahir Pajaziti”, me fillim në ora 18:00.

Ftojmë të gjithë sportdashësit që ta përkrahim kombëtaren e Shqipërisë, e cila do të përballet me Armeninë në “Elbasan Arena” për të siguruar kualifikimin në euro 2016.