- 26 Feb 2024
Vizita Zyrtare e Kryetarit të Kryeqytetit dhe Presidentes në Katar - Një Hap i Rëndësishëm drejt Forcimit të Marrëdhënieve Ekonomike
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, zhvilluan një vizitë zyrtare në Katar. Ata morën pjesë në një tryezë ekonomike të organizuar nga Oda Ekonomike e Katarit, ku u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes biznesmenëve të të dyja vendeve.
Tryeza ekonomike u fokusua në të diskutuarit e mundësive për investime në Kosovë, zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme si infrastruktura, turizmi dhe teknologjia.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama prezantoi projektet për transformimin e Kryeqytetitm para biznesmenëve duke treguar potencialin ekonomik të Prishtinës dhe hapur rrugë për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar.
“Kjo tryezë ekonomike është një dritare e rëndësishme për të shfaqur mundësitë që ofron kryeqyteti ynë dhe për të ndërtuar marrëdhënie të forta me biznesmenët e Katarit,” shtoi ai.
Presidentja, nga ana e saj, vuri në theks rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe potencialin që ky takim ofron për të avancuar interesat ekonomike të vendit.