- 04 Mar 2024
ryeqyteti po bën hapa të mëdhenj drejt finalizimit të procedurave për strukturimin e Policisë së Kryeqytetit, një zhvillim kyç që synon të rrisë sigurinë dhe të përmirësojë mirëqenien e banorëve të qytetit.
Në një takim të fundit me udhëheqësit e lartë të Policisë së Republikës së Kosovës, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm, Gazmend Hoxha, Drejtorin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Basri Shabani, dhe Drejtorin e Departamentit të Operacioneve në Polici, Arbnesh Ajvazi, u diskutuan hollësisht planet për organizimin e drejtorisë së re të Policisë, e cila do të integrohet në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Takimi nënvizoi nevojën për një bashkëpunim të fortë dhe të vendosur mes Kryeqytetit dhe institucioneve të policisë, me një fokus të veçantë në adresimin e sjelljeve që cënojnë cilësinë e jetës publike. Prioritet do të jenë masat e intensifikuara kundër atyre që hedhin mbeturinat në vende të papërcaktuara, pengojnë kompaninë "Pastrimi" në kryerjen e detyrave të saj, si dhe kundër atyre që parkojnë mjetet në mënyra që pengojnë qarkullimin dhe trazojnë qetësinë në hapësirat publike.