Nënkryetarja Lushaku Sadriu po merr pjesë në Komitetin Evropian të Rajoneve (CoR) në Bukuresht të Rumanisë

- 07 Mar 2024

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, znj. Jehona Lushaku, është ftuar të marrë pjesë në Komitetin Evropian të Rajoneve (CoR) mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian, të mbajtur këtë herë në Kongresin e EPP në Bukuresht të Rumanisë. Kjo ngjarje kishte për qëllim të shqyrtojë rolin e autoriteteve lokale dhe rajonale në reforma dhe kontributin e tyre në procesin e zgjerimit, i cili shihet si një investim strategjik për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në Evropë.


Si pjesë e delegacionit të liderëve evropianë në këtë Dialog Lokal, znj. Lushaku foli për sfidat dhe mundësitë se si autoritetet lokale dhe rajonale mund të ndihmojnë në arritjen dhe mbështetjen për anëtarësimin në BE. Si niveli më i afërt i qeverisjes me qytetarët, këto autoritete luajnë një rol kyç në afrimin e procesit të integrimit me standardet dhe kriteret e BE-së.

“‘Rritja e asistencës së BE për Prishtinën do të mund të shpejtonte zhvillimin ekonomik të vendit tone” – deklaroi nënkryetarja Lushaku Sadriu.


Pjesëmarrja e nënkryetares znj. Lushaku Sadriu në këtë dialog, paraqet një mundësi të rëndësishme për të ndarë përvojën dhe idetë e Kryeqytetit Prishtina dhe për të marrë frymëzim nga praktikat më të mira të autoriteteve të tjera lokale dhe rajonale në Bashkimin Evropian. Kjo shërben si një hap në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes niveleve të ndryshme të qeverisjes për të arritur qëllimet e përbashkëta të zhvillimit dhe integrimin evropian.