Kryeqyteti shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas me një seancë solemne në Kuvend

- 08 Mar 2024

Në një atmosferë festive dhe me një ndjenjë të thellë respekti dhe mirënjohjeje, Kryeqyteti ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, më 8 Mars, me një seancë solemne të mbajtur në Kuvendin e Kryeqytetit. Ky event ka sjellë së bashku përfaqësues të lartë të qeverisë lokale, këshilltar komunal për të nderuar kontributet dhe arritjet e grave në shoqërinë tonë.

Gjatë seancës, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama në fjalimi e tij theksoi rëndësinë e barazisë gjinore dhe nevojën për vazhdimin e përpjekjeve për të arritur një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Në fokus ishin arritjet e grave në fusha të ndryshme, si dhe sfidat me të cilat ato përballen çdo ditë.

Gjatë ngjarjes, u vlerësuan veçanërisht gratë që kanë kontribuar në zhvillimin e qytetit dhe komunitetit, përfshirë ato që kanë shërbyer si role modele në ngritjen e standardeve të lidershipit, inovacionit dhe angazhimit qytetar.