Kryetari Rama bashkë me drejtorët Krenar Xhaferi dhe Doruntinë Maloku vizitojnë zonat e punimeve në kryeqytet

- 11 Mar 2024

Kryeqyteti është një qendër e vazhdueshme zhvillimi dhe transformimi, ku punimet për të përmirësuar dhe modernizuar infrastrukturën po ndodhin me një ritëm të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Në përpjekje për të ndjekur nga afër këto progres dhe për të vlerësuar punën e kryer, sot Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Krenar Xhaferi, Drejtoren e Drejtorisë së Pronës dhe Kadastrit, Doruntinë Maloku, realizuan një vizitë në disa nga zonat ku po ndodhin ndërhyrjet kryesore.

Gjatë vizitës ata panë nga afër ecurinë e punimeve në disa nga projektet kyçe që synojnë të transformojnë fytyrën e Kryeqytetit. U njoftuan me ecurinë e punimeve në ndërtimin e rrugës “A” dhe rregullimin e kolektorit të ujërave të zeza në lagjen “Emshir” si dhe mabrëvajtjen e punimeve në ndërtimin e asfaltit në Zllatar.

Kjo angazhim i qeverisjes lokale për të investuar në infrastrukturë dhe krijuar një medis më të qëndrueshëm dhe më të përshtatshëm për qytetarët, është një tregues i qartë i përkushtimit për të përmirësuar cilësinë e jetës në Kryeqytet.