- 14 Mar 2024
Është nënshkruar kontrata në vlerën e 3 milionë eurove me kompaninë “Dino sh.p.k” për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore në Prishtinë.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë të ditur se punimet për realizimin e këtij projekti, do të nisin brenda ditësh.
“Kjo do të mundësojë që Qendra e Prishtinës të shkarkohet dukshëm nga komunikacioni” – ka deklaruar Rama.
Kryetari Rama ka bërë të ditur që gjatë ditëve në vazhdim do të publikojë edhe kontratat e tjera të nënshkruara për realizimin e projekteve të mëdha që do të transformojnë Prishtinën.