- 14 Mar 2024
Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, bërti të ditur se tashmë është hapur konkursi për projektimin dhe realizimin e sheshit monumental në nder të komandantit legjendar, Adem Jashari. Krijimi i sheshit po bëhet në nderim për kontributin dhe sakrificën e madhe të Adem Jasharit dhe familjes së tij, të cilët luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Sheshi do të përmbajë një monument që simbolizon qëndresën, guximin dhe lavdinë e heroit të kombit dhe familjes Jashari, duke u bërë një nga themelet më të rëndësishme të lirisë së vendit tonë. Kryetari Rama shprehu entuziazmin e tij për këtë projekt, duke theksuar rëndësinë e tij jo vetëm si një simbol i sakrificës së madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm do të kenë mundësinë të mësojnë dhe të kujtojnë një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë.
Ky konkurs është një ftesë për artistët, arkitektët dhe të gjithë ata që ndjejnë se kanë vizionin për të krijuar një hapësirë që reflekton fuqinë, guximin dhe vlerat e kombit tonë, të kontribuojnë në këtë projekt monumental. Është një mundësi unike për të lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe peizazhin urban të Kryeqytetit.
Sheshi monumental do të jetë një vend ku qytetarët dhe vizitorët mund të ndalen, të reflektojnë dhe të nderojnë ato vlera që e bënë të mundur lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Me fjalët inkurajuese të Kryetarit Rama, "Prishtina të pret!", ky projekt synon të bashkojë komunitetin rreth kujtesës dhe respektit të thellë për ato sakrifica që shtruan themelet e shtetit tonë.