- 20 Mar 2024
Drejtoria e Mirëqenies Sociale ka kënaqësinë të ju ftoj të merrni pjesë në një diskutim të hapur dhe konstruktiv për ofrimin e shërbimeve sociale dhe përkrahjen financiare për ofruesit e tyre. Diskutimi synon të adresojë përmirësimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve, duke përfshirë sugjerime dhe ide nga të gjitha palët e interesuara.
Ky diskutim do të ofrojë një platformë për të dëgjuar mendimet dhe përvojat e ofruesve të shërbimeve sociale, duke identifikuar sfidat dhe mundësitë në fushën e mirëqenies sociale. Drejtoria për Mirëqenie Sociale do të prezantojë gjithashtu planet e saj për përmirësimin e kushteve dhe për përkrahjen e ofruesve të shërbimeve sociale.
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në emailin premtim.fazliu@rks-gov.net, deri më datën 25.03.2024, ora 14:00.
Ju falenderojmë për angazhimin tuaj në këtë çështje të rëndësishme. Presim me interes kontributin tuaj në diskutimin tonë.