- 22 Mar 2024
Prishtina dhe Qyteti Kaohsiung i Taiwanit, kanë nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare duke u binjakëzuar zyrtarisht.
Binjakëzimi mes dy qyteteve u shënua me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama dhe Kryetarit të Qytetit Kaohsiung, Chen Chi – mai, për bashkëpunim ekonomik dhe industrial.
Këto marrëveshje sinjalizojnë fillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të njohurive dhe teknologjive.
Po ashtu u diskutua mundësia që kompanitë nga Prishtina të zgjerojnë praninë e tyre në tregun aziatik përmes hapjes së hapësirave fizike në Kaohsiung. “Kjo lëvizje strategjike pritet të lehtësojë qasjen e kompanive të Prishtinës në tregun e gjerë Taiwanez dhe të forcojë më tej lidhjet ekonomike dhe kulturore ndërmjet dy qyteteve” – ka deklaruar kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.
Ndërsa, Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) ka bërë hapa konkretë duke nënshkruar marrëveshje me Institute for Information Industry (III) dhe Megabay.